Sunday , 29 November 2020

GËSHTENJAT E SHKODRËS, TË RREZIKUARA NGA SËMUNDJET

Gështenja shqiptare vitet e fundit është kthyer në produktin më të kërkuar në Itali, por këtë vit si shkak edhe i pandemisë por edhe sëmundjes së grerëzes kineze e cila e dëmton gështenjen, janë rreth 10.000 hektar gështenjë e infektuar në gjithë Shqipërinë.

Vitet e kaluara eksporti i gështenjës ka qenë shumë i mirë, kryesisht në Itali, kërkesa ka qenë shumë e lartë.

Shprehet keshtu Tonin Gështenja, i cili merret me eksportin e këtij fruti. Ndërsa këtë vit ka rënie të madhe të kërkeses. Ndërsa në zonen e Shkodrës është problematike dëmtimi i gështenjës nga insektet.

Kërkesa ka rënë ndjeshëm për eksport, ndërsa dëmtimi që po i bëhet masiveve pyjore të gështenjës, sidomos në zonen e Dukagjinit kërkon ndërhyrje një process i cili zgjat 5 deri në 7 vite. 1.3 ton mesatarisht në vit nga Shkodra janë eksportuar gështenjë në Itali ndërsa këtë vit kërkesa nuk ka shkuar më shumë se deri në 400 ton.

Lexoni dhe kete

TERMETI U DEMTOI BANESEN, 12 MUAJ JETESE NE ÇADER

Prej 12 muajsh, kjo çader është streha e vetme e familjes Murati në Fushe Milot …