Tuesday , 18 February 2020
Breaking News

GILMAN LIKA: VLLAZNIA NË FORMË. DO BËJMË MË TË MIRËN

Vllaznia ka mbyllur paraditen e së enjtes periudhën përgatitore në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe ka marrë rrugën drejt Shkodrës. Çdo gjë duket se po shkon mirë dhe skuadra gëzon formën e duhur sportive dhe duket gati për startin e kampionatit. Kapiteni Gilman Lika në një prononcim për mediat shpreh bindjen e plotë për një paraqitje të mirë të kuqebluve edhe në gjysmën e dytë të sezonit dhe njëkohësisht u ka kërkuar tifozëve t’i mbështesin dhe të jenë të durueshëm me skuadrën.

Vllaznia do të startojë me ndeshjet zyrtare të këtij viti, pikërisht të martën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” ku do të presë ekipin e Flamurtarit dhe padyshim që do të synojë fitoren për ta nisur mbarë këtë vit.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL FEMRA/ VLLAZNIA FITON LEHTË ME APOLONINË

Vllaznia në basketboll për femra ka marrë një fitore përgjithësisht të lehtë ndaj Apolonisë në …