GILMAN LIKA: VLLAZNIA VLERËSIM MAKSIMAL KUPËS

Vlerësim maksimal për sfidën e Kupës të së mërkurës ndaj Flamurtarit ka kërkuar kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika. Ai ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa teksa është shprehur ndër të tjera se nuk sheh ekip më të mirë se Vllaznia aktualisht në Superligën shqiptare.

Ndërkohë specialisti i futbollit Hysen Zmijani ka shprehur dyshime për këtë objektiv duke u ndalur ndër të tjera tek problemi që skuadra ka shfaqur sidomos në ndeshjet që luan në Shkodër.

I ftuar në këtë emision ka qenë edhe trajneri i volejbollit të femrave të Vllaznisë Besnik Lisha i cili ka bërë të ditur lajmin se ekipi do të marrë tre lojtare të huaja me të cilat do të synojë fitimin e titullit kampion.

Në këtë mënyrë shpresat duken që ekipet e Vllaznisë do të kenë paraqitje të mirë në gjysmën e dytë të sezonit, duke synuar edhe fitimin e trofeve.

Lexoni dhe kete

SHTUBINA: ASNJË NËNVLERËSIM PËR FLAMURTARIN, DUHEN TRE PIKËT

Kampionati i Superligës rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 27-të dhe në Vlorë, …