Saturday , 20 April 2019

GJAKMARRJA, 50 TE VRARE DHE 130 TE PLAGOSUR NE 2018

Organizata “Operazione Colomba” organizoi këtë të premte aktivitetin e radhës ndërgjegjësues në luftën kundër gjakmarrjes në vendin tonë, e kryesisht në veri aty ku ky fenomen është më i përhapur. Në pedonale u zhvillua një manifestim, ky qytetarët u ftuan për një selfie kundër gjakmarrjes. Koordinatorja Nadia Cadrobbi, thotë se në vitin e kaluar janë vrarë 50 përsona për shkak të gjakmarrjes dhe mbi 130 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Fushata kundër gjakmarrjes ka nisur që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar në vendin tonë dhe synimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve për ti dhënë fund këtij fenomeni shkatërrues për shoqërinë shqiptare.

Lexoni dhe kete

ZONAT E MBROJTURA, 900 NDERTIME PA LEJE

Ne zonat e mbrojtura te Shkodres si ne Velipoje, fshatrat rreth liqenit te Shkodres si …