Saturday , 25 November 2017

GJAKMARRJA, “BBC” UDHETON NE SHKODER: FEMIJET NE KURTH

Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë, por në Shqipëri mund të shërbehet vërtet shumë e ftohtë. Mosmarrëveshjet e njohura si gjakmarrje mund të përcillen në gjenerata të tëra. Me këto fjalë nis reportazhi nga gjigandi mediatik anglez BBC lidhur me fenomenin e marrjes së gjakut në vendin tonë. Sipas artikullit, gjakmarrja mbetet një fenomen i fuqishëm dhe sot, ku 68 familje në Shkodër, në Veri të Shqipërisë, nuk munden dot të dalin nga shtëpitë e tyre.

Gazetaret e BBC të shoqëruar nga mësuesja e tij, Liljana Luani vizituan Nikon, një djalë 13-vjeçar, në fshatin e tij të vogël në Shqipërinë e Veriut I cili është ‘në gjak’, nën kërcënimin me vdekje për “krime” të supozuara, të kryera përpara se ai të lindte. Ndërkohë Gjovalin Loka, drejtori i Policisë së rajonit të Shkodrës thotë se po bën të pamundurën për të parandaluar dhe për të investiguar cështjet e gjakmarrjes.

Reportazhi mbyllet me shqetesimin e mesueses per nxenesin e saj te ngujuar ndersa apelon qe gjakmarrja është një problem që duhet të zgjidhet nga të gjithë. Duhet punuar shmë me prindërit, në vecanti me nënat e këtyre fëmjëve sepse janë nënat ato që u mësojnë dhe u kalojnë këtyre fëmijëve tolerancën, faljen dhe sesi të harrojnë dhe jo të vazhdojnë në ciklin e dhunës.

Lexoni dhe kete

BANORET E THETHIT: KERKOJME TAPITE, PO NA GJOBISIN!!!

Banoret e Thethit kërkojnë tapitë e pronave, të trashëguara nga të parët e ku kanë …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin