Wednesday , 20 June 2018

GJEÇAJ: PA VETËKËNAQËSI, E MUNDIM EDHE PARTIZANI

Ndeshja e së mërkurës në kampionat ndaj Partizanit që do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” konsiderohet vendimtare për basketbollistët e Vllaznisë në ecurinë e tyre të mëtejshme në kampionat. Trajneri Bledar Gjeçaj është i mendimit se me një përqendim maksimal të sportistëve të tij por edhe me mbështetjen e publikut, skuadra shkodrane do të arrijë ta fitojë edhe këtë ndeshje.

Por pavarësisht besimit në fitore, trajneri Gjeçaj ka edhe një merak tjetër, atë të vetëkënaqësisë tek basketbollistët e tij dhe shpreson që të mos ndodhë kështu këtë herë.

Ndeshja Vllaznia- Partizani do të luhet të mërkurën në orën 18.00 dhe pritet me interes nga sportdashësit shkodranë që mendohet të mbushin më shumë se asnjëherë tjetër këtë sezon shkallët e pallatit të sportit.

Lexoni dhe kete

LIKA: VLLAZNINË E RRËZUAN NJERËZ TË FUQISHËM NË SHKODËR

Kapiteni I Vllaznisë Gilman Lika për herë të parë pas një muaji nga rënia e …