Tuesday , 27 October 2020

GJEDHET, SEMUNDJA E DERMATOZES NODULARE DREJT ZHDUKJES

Semundja e dermatozes nodulare te gjedhet mund te jete drejt zhdukjes ne vendin tone. Drejtori i bujqesise ne Qarkun e Shkodres, Mustafe Kraja, shprehet se deri tani jane vaksinuar 42 mije gjedhe, ndersa pritet vaksinimi edhe i 3 mije gjedheve te tjere ne Qarkun e Shkodres. Kraja theksoi se nuk eshte bere vaksinimi pa u bere fillimisht matrikullimi i gjedheve.

Nderkohe, Kraja shtoi se ka ne gjendje vaksina edhe per vitin 2017, pasi ne stategjine e Ministrise se Bujqesise per te luftuar kete semundje parashikohet edhe nje rivaksinim edhe ne pranvere i gjedheve.

Dermatoza nodulare u shfaq ne vendin tone ne mes te vitit, duke prekur fillimisht zonat kufitare dhe me pas perhapja arriti deri ne brendesi te territorit.

Lexoni dhe kete

QYTETI I LAÇIT NEN PUSHTETIN E INERTEVE

Kjo është pamja që të ofron lagjia numer katër në qytetin e Laçit. Zona është …