GJENDEN 361 BIMË KANABIS NË SHKODËR DHE PUKË

Një sasi prej 361 bimë kanabis sativa është sekuestruar nga policia gjatë aksioneve antikanabos në Qarkun e Shkodrës. Më konkretisht, rreth 167 bimë narkotike janë gjetur në vendin e quajtur Përroi i Fosekut në fshatin Kroni Madh dhe në vendin e quajtur “Qafa e Erzës” në fshatin Bene të Vaut të Dejës.

Për këtë arsye, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për tre shtetas për mos kallëzim krimi.

-M, 30 vjeç, banues ne fshatin Kroni i Madh , Njësia Administrative Shllak , Vau i Dejës, me detyrë kryetar i fshatit Kroni i Madh.
-L. 65 vjeç, banues ne fshatin Bene , Njësia Administrative Shllak, me detyrë kryetar i fshatit Bene
-L. 26 vjeç, banues ne fshatin Gegaj , Njësia Administrative Shllak Vau i Dejës, me detyrë punonjës i pyjores pranë Bashkisë Vau i Dejës.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, në vendin e quajtur “Perroi i Stanit Petokut” në malin e fshatit Srriqe, Njësia Administrative Qafë Mali, Pukë, u gjetën 194 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Për këtë rast materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Lexoni dhe kete

BURG TE PERJETESHEM PER MILOVAN PARUBI, VRAU 2 PERSONA E PLAGOSI 4

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka denuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi …