Saturday , 26 September 2020

GJENDET E DJEGUR MAKINA E VRASESVE TE JAKUT

Makina e dyshuar se u perkiste dy autoreve te vrasjes nje dite me pare ne qytetin e Rreshenit te ish drejtorit te OSHEE per veriun Saimir Jaku eshte gjetur e djegur mbremjen e djeshme ne fshatin Vinjoll te Kurbinit. Policia kishte nisur krehjen e zones pas informacioneve se atentatoret qe ekzekutuan me bresheri automatiku Jakun kishin udhetuar me mjetin e tyre tip mercedez benz drejt zones se thelle te Gallates ne Kurbin. Aksionit iu bashkuan edhe forcat e nderhyrjes se shpejte, por pa mundur per te rene ne gjurmet e autoreve te ketij krimi.

Pas ndjekes qe u ka bere policia, autoret jane detyruar qe te braktisin mjetin dhe ti vene flaken dhe me pas jane larguar ne kembe. Edhe 24 ore pas ngjarjes, forca te shumta policie vijojne te mbeten ne fshatrat e thelle te Kurbinit pasi ende dyshohet se ekzekutoret e Jakut ndodhen ne kete zone. Ne ndihme te policise ka qene edhe nje helikopter i ministrise se brendshme i cili kryen kontroll nga ajri.

Pavareishtse operacioni vijon qe prej mesdites se djeshme ende nuk eshte rene ne gjurmet e autoreve te kesaj ngjarje te rende apo te identifikimit te tyre prshkak se ata mbanin me vete maska ndersa kryen vrasjen ne qender te qytetit te Rreshenit. Burime nga policia e Mirdites bejne me dije se ne lidhje me ngjarjen jane shoqeruar ne komisariat 20 persona qe mund te kene dijeni rreth ngjarjes te cilet po merren ne pyetje. Grupi hetimor i ngritur per ngjarjen po merr ne pyetje edhe familjaret e viktimes per te mesuar nese ky i fundit ka patur konflikte. Saimir Jaku u ekzekutua ne menyre mafioze te premten ne mengjes ndersa pinte kafe ne nje lokal ne qender te qytetit te Rreshenit, vetem pak metra larg komisaritit te policise. Dyshimet jane per vrases me pagese e te mireorganizur, pasi dy atentatoret te cilet kane qene te maskuar kane ndjekur te gjitha levizjet e viktimes.

Lexoni dhe kete

KAPJA E PERSONAVE TË SHPALLUR NË KËRKIM, POLICIA E SHKODRËS ARRESTON 2 SHTETAS

Policia e Shkodrës vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien …