Sunday , 8 December 2019

GJENDET I BRAKTISUR NE DET JAHTI LUKSOZ

Një jaht luksoz është gjetur i braktisur gjatë natës në thellësi të detit 18 milje larg Shëngjinit. Jahti me flamur turk me motorë të ndezur është gjetur nga një peshkarexhë e cila ka njoftuar menjëherë policinë kufitare. Këta të fundit mbërriten menjëherë në vendin ku ndodhej jahti, duke e rimorkuar dhe ankoruar në Portin e Shëngjinit.Brenda jahtit 13 metra të gjatë është gjetur dokumentacioni i rregullt dhe një pasaportë, që i përket turkut, Sevgin Yavuz 53-vjeç.

Ai është një biznesmen i famshëm turk që kishte ardhur për pushime në Adriatik, teksa më parë kishte qenë në Mal të Zi dhe kishte dalë nga porti i Tivarit. E ndërsa jahti është ankoruar në port, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga pronari, apo personat e tjerë që të ishin me të në bord.

Policia ka nisur menjëherë verifikimet për të zbuluar misterin se përse është braktisur jahti dhe ku ndodhet pronari. Dyshimet janë se ai mund të jetë hedhur në det për të notuar dhe nuk ka mundur të dalë, por nuk përjashtohet që dhe mund të jetë grabitur.

Mgjithatë autoritetet shqiptare kanë vendosur kontaktet edhe me autoritetet turke për të marrë më shumë informacion në lidhje me pronarin e këtij jagti lukzoz i cili është prodhim i vitit 2018 dhe kap vleren e 2 milion eurove.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …