GJENDET NJE KUFOME NE LEZHE

Nje kufome e seksit femer eshte gjetur kete mengjes ne bodrumin e nje pallati 8 katesh ne afersi te tregut te lezhes. Trupi i pajete qe eshte identifikuar disa ore me vone nga policia eshte pare nga nje punetor i pallatit i cili ka lajmeruar menjehere blute. Viktima e cila mendohet se ndodhet aty prej 3 ditesh per shkak edhe te dekompozimit te saj eshte gjetur ne pjesen e nje boshlleku qe vjen nga kati i fundit i objektit 8 katesh dhe se dyshohet se mund te kete rende pikerisht nga lartesia. Kufoma i perket shtetases 46 vjece Lule Bashaj banuese ne Balldre te Lezhes dhe kishte disa te aferm te saj ne pallatin ku u gjet e pajete. Ajo eshte identifikuar nga familjaret e saj, te cilet kane deklaruar se kishte dale nga shtepia 2 dite me pare dhe se nuk ishte kthyer duke menduar se ajo ka qendruar tek e afermja e saj. Pas marrjes ne pyetje te kusherires tek e cila ishte nisur per vizite viktima, ajo ka deklaruar se nuk e ka takuar ate, duke hedhur dyshime te forta se viktima ka hapur deren e gabuar duke menduar se po ngjitej ne ashensor e per pasoje ka rene nga lartesia.

Lexoni dhe kete

SEKUESTROHEN 6 MINA ME TELEKOMANDE, ARRESTOHET E.SINANAJ

Policia e Lezhës ka sekuestruar 6 mina me telokomandë, ndërsa ka arrestuar një 46-vjeçar nga …