Breaking News

GJENDET PAS 12 DITESH PESHKATARI I MBYTUR NE LUMIN DRIN

Eshtë gjetur pas 12 ditesh trupi i peshkatarit të mbytur në Lumin Drin në Lezhë. Trupi i pajetë i 50-vjeçarit Agim Zeqja u pikas nga polumbaret 300 metra larg vendit ku u mbyt në Ishull-Lezhë.Viktima u nxor nga uji dhe është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës për ekspertizë mjeko-ligjore, pasi ka dyshime se rënia ne uje mund ti ketë ardhur pas një ataku kardiak.

Agim Zeqja nga Ishull-Lezha u mbyt ne ujerat e lumit drin pasditen e 28 janarit teksa po peshkonte sëbashku me një përson tjeter, ndërsa do të jetë eksperiza mjeko-ligjore e cila do të përcaktoje edhe shkaqet e vërteta te vdekjes së 50-vjeçarit.

Që prej momentit të mbytjes kërkimet e polumbareve për gjetjen e trupit të viktimes kanë qenë të vazhdueshme përgjatë lumit drin derisa u bë e mundur gjetja e tij.

Lexoni dhe kete

TRENI PERPLAS AUTOMJETIN NE PLLANE TE LEZHES

3 pjestarë të një familje shpëtuan për mrekulli, pasi automjeti në të cilin po udhëtonin …