Wednesday , 18 September 2019

GJENDET SHPELLA E DOM NIKOLL GAZULLIT

Dom Nikoll Gazulli themeluesi i leksikografisë Shqiptare, aso kohe vetëm 50 vjec dhe me detyrë famullitar i Shkrelit në Malësi të Madhe detyrohet të marr arratin dhe të fshehet në malët për rreth, dhe konkretisht në një shpellë, e cila është zbuluar vetëm pak ditë më parë. Dom Nikolin Sheldija famullitar i Shkrelit sqaron se si erdhi deri tek gjetja e kësaj shpell nga një bari i zonës.

Aty janë gjetur edhe disa objekte të cilat dom Nikoll Gazulli i ka përdorur për të mbijetur ato 15 muaj në arrati nga janari i vitit 1945 e deri me 23 mars të vitit 1946 kur edhe u pushkatua nga forcat partizane.

Gjetja e eshtrave është thuajse e pa mundur pasi pavarësisht kërkimeve dhe indikacioneve deri tani asgjë nuk është gjetur. Ndërsa në Kishen e Shkrelit ruhen ende disa objkete të përdorura nga Dom Nikoll Gazulli, si statuja e Krishtit fëmijë, apo edhe kelku shenjt për të mbajtur meshët, vojniku për vajrat e shejtë, dhe meshari romak në gjuhen latine. Ndërsa sot pas thuajse 70 vitesh është gjetur shpella ku ka qëndrura për muaj të tërë Albanalogu, gjuhtari dhe historiani, i cilësuar nga si një fenomen nga e gjithë elita kulturore e kohës.

Dom Nikollë Gazulli lindi në Dajç të Zadrimës, më 15 qershor 1895, u vra nga forcat ndjekëse të regjimit komunist në Vrith të Malcís së Madhe. Intelektual, studiues e specialist në albanologji, si etnograf, historian, leksikograf e gjuhëtar. Për shumë vite, punoi në zonën e Malësisë së Madhe (në famullinë e Shkrelit). Duke gjurmuar në fshatrat e kësaj famullie e gjetkë, si: Kelmend, Hot, Pukë, Dajç i Bregut të Bunës, Ulqin etj., mblodhi dhe analizoi me seriozitet shkencor për vite me radhë me mijëra fjalë të rralla, shprehje frazeologjike, materiale onomastike (si: emra vendesh, lumenjsh, fisesh etj.), gojëdhëna, fakte historike, mitologjike etj., të cilat i përmblodhi në dy veprat e tij madhore “Fjalorth i ri” (fjalë të rralla të përdoruna në Veri të Shqipnisë dhe “Fjalori Onomastik”, botuar pjesë-pjesë në revistën “Hylli i Dritës”.

Tashmë duket se po del në dritë edhe e vërteta e Dom Nikoll Gazullit.

Lexoni dhe kete

HAPEN TE GJITHA SHKOLLAT E RAJONIT TE VERIUT

Në të gjitha shkollat e rajonit të veriut ka nisur këtë të hënë viti i …