Wednesday , 27 June 2018

GJENDJA CIVILE NE BASHKINE SHKODER, SERISH JASHTE FUNKSIONI

Edhe mëngjesin e kësaj të hënë, të gjithë zyrat e gjendjes civile në Bashkinë Shkodër nuk kanë kryer asnjë veprim. Kjo edhe për shkak të problemit teknik të sistemit. Kësisoj, në zyrat e gjëndjes civile në Shkodër punonjësit ndodhen në punë, por shërbejnë vetëm sa për të sqaruar qytetarët se serveri nuk funksionon dhe se nuk kanë kryer asnjë veprim që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në këtë situate, gjendjet civile nuk mund të lëshojnë asnjë çertifikatë personale ose familjare.

Gjithashtu, nuk mund të bëjnë aplikime për pasaporta ose kartë identiteti. Nga ana tjetër, ende nuk dihet se deri kur do të vazhdojë ky problem, që ka shqetësuar mjaft qytetarë. Një difekt i tillë ishte edhe një javë më parë, ku në gjithë vendin për shkak të mungesës së internetit dhe pa mundësisë së lidhjes me serverin, gjendja civile ishte totalisht jashtë funksionit. Nga Drejtoria e Përgjithshme e gjëndjes civile nuk ka asnjë sqarim në lidhje me këtë defekt dhe arsyet se pse një situatë e tillë përsëritet.

Lexoni dhe kete

ADEMI: TE MBLIDHEMI PER TE DISKUTUAR ÇDO GJE QE KA LIDHJE ME VLLAZNINE

Pas dështimit të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të klubit Vllaznia, ka reaguar …