Breaking News

GJENDJA E 4 TE PLAGOSURVE NGA AKSIDENTI NE AKSIN SHKODER – VELIPOJE, FLET MJEKJA URUÇI

Ajo që ndodhi në këtë vend është më tepër se e dhimbshme. Babai Edmond Preka humbi jetën bashkë me dy fëmijët e tij vajzën 5 vjeçare dhe foshnjën nëntë muajshe. Vajza tjetër tij, është në koma në spitalin e Shkodrës. Mjekët nuk japin shpresa për të.

Ishte përplasja e fortë e dy makinave që shkaktoi tragjedinë. Nuk ka zyrtarisht ende një fajtor, në kushte kur njëri nga drejtuesit, ai i makinës Tip Alfa Romeo humbi jetën në vend. Edhe gruaja e viktimës Evita Preka, ka dhënë shenja jete dhe ka kaluar rrezikun.

Aksidenti ndodhi pasditen e dielë në vendin e quajtur “Sektori” në Velipojë. Mjetet fuoristradë dhe Alfa Romeo u përplasën aq fort sa zhurma shkoi deri tek banorët në Velipojë. Mjekja Uruçi sprehet se ka qenë ngjarja më e rëndë që ka përjetuar Urgjenca e Spitalit të Shkodrës.

Ekspertët në hetimet e tyre kanë dalë me dyshimet se shpejësia dhe errësira ndikuan në përplasjen e makinave, cka ka shkaktuar bilancin tragjik.

Lexoni dhe kete

VRAU BURRIN NE MILOT, GRUAJA SHPERTHEN NE LOT NE GJYKATE

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” per Violeta Donajn, gruan …