Monday , 25 October 2021

GJERMANIA MBĖSHTET MUZEUN KOMBĖTAR TĖ FOTOGRAFISĖ MARUBI

Gjermania mbėshtet Muzeun Kombėtar tė Fotografisė MARUBI nė arkivimin e rreth 500.000 negativėve tė saj dhe kėsisoj nė ruajtjen e trashėgimisė sė vyer kulturore shqiptare. Pėr sigurimin e kutive tė arkivimit dhe materialeve tė tjera Qeveria Federale Gjermane vuri nė dispozicion rreth 70.000 euro. Materialet iu dorėzuan muzeut tė fotografisė prej Ambasadores Susanne Schütz nė prani tė Ministres sė Kulturės, Mirela Kumbaro. Bėhet fjalė pėr rreth 7.000 kuti konservimi dhe 82.000 zarfe speciale pėr arkivimin e negativėve.“ Muzeu Kombėtar i Fotografisė MARUBI ka njė thesar unik kulturor tė Shqipėrisė”, u shpreh Ambasadorja Schütz.

I pranishėm ishte edhe ministri i jashtėm Ditmir Bushati i cili theksoi se fototeka “Marubi” ėshtė tregues I identitetit evropian tė shqiptarėve.

Kutitė e reja speciale tė siguruara prej Ambasadės Gjermane i mundėsojnė Muzeut Kombėtar tė Fotografisė MARUBI tė aplikojė njė sistem tė ri konservimi tė negativėve tė saj mjaft tė vyer. Materialet e arkivimit u siguruan me fonde tė Programit pėr Ruajtjen e Trashėgimisė Kulturore nė Ministrinė e Jashtme Federale, e cila angazhohet tė ruajė trashėgiminė kulturore nė mbarė botėn.

Lexoni dhe kete

“GISHTƋZAT”, SHFAQJE PƋR FƋMIJƋ NƋ AMBIENT TƋ HAPUR

E kishin pĆ«rgatitur shfaqjen qĆ« tĆ« jepet nĆ« teatrin “Migjeni”, njĆ« shfaqje pĆ«r fĆ«mijĆ«, me …