Wednesday , 30 September 2020

GJERMANO- KROATI BRDARIÇ EMËROHET TRAJNER I VLLAZNISË

Tashmë nuk ka më dilema. Gjermano- kroati Thomas Brdariç është zyrtarisht trajneri i ri i Vllaznisë. Prezantimi i tij dhe i stafit të tij është bërë paraditen e së hënës nga drejtori sportiv Matko Djarmati. Para gazetarëve ky i fundit ka shpjeguar shkurtimisht edhe arsyen e përzgjedhjes së këtij trajneri…

Ndërkohë Brdariç në fjalët e tij të para si trajner i kuqebluve është shprehur i kënaqur që ndodhet në Shqipëri në këtë aventurë të re me Vllazninë dhe ka premtuar se do të provojë të ndërtojë një skuadër të sukseshme…

Përkthimi: Ka një javë që zhvilloj takime dhe diskutoj si do të shkojë Vllaznia përpara nga sot. Jam i sigurt, do të jemi gati për objektivat e sezonit që vjen. Nuk kemi kohë të mjaftueshme, por do të fillojmë që sot me projektin që kemi. Do të provoj të ndërtoj një skuadër të suksesshme dhe të ecim përpara. Për çdo gjë nevojitet kohë. Duhet të kemi durim për ato që do të bëjmë këtu. Nuk është koha për llafe të mëdha, por për punë. Unë kam ardhur për këto te Vllaznia. Ajo që është kryesore, duhet besimi. Do provoj të ndryshoj, gjëja kryesore është disiplina dhe besueshmëria reciproke. Me gjithë stafin tim, njerëzit që janë afër klubit, nëse punojnë me të njëjtën mënyrë si unë, jam i sigurt për suksesin në fund. Do të krijoj harmoni në skuadër. Do të luajmë një futboll me tranzicion të shpejtë. Kam shumë qejf lojtarët që luajnë për ekipin e jo për veten. Do suportoj çdo njeri dhe lojtar në klub, që ka një filozofi pune si unë. Shpresoj të mendojnë të gjithë vetëm pozitivisht. Unë do të jap maksimumin, do transmetoj pozitivitetin dhe entuziasimin tim në klub, edhe te tifozët.E di ku kam ardhur, edhe se çfarë ka ndodhur përpara. Më besoni, nuk më intereson e kaluara. Çdo gjë do të jetë një rrugë e re”.

Thomas Brdariç zyrtarisht do të quhet kryetrajner tek Vllaznia, ndërkohë që risia është emërimi i Elvis Plorit në detyrën e trajnerit të parë, ndërsa pjesë e stafit teknik do të vijojnë të jenë sërish edhe Safet Osja e Ideal Lekiqi.

Vllaznia pritet të nisë stërvitjen ditën e mërkurë dhe prej asaj ditë do të startojë edhe puna për sezonin e ardhshëm.

Lexoni dhe kete

LIBOHOVA & DUKA: PRESIM REAGIMIN E QEVERISË PËR FUTBOLLIN

Kaosi në futbollin shqiptar vazhdon ende dhe po ashtu edhe bojkoti. Të gjithë ekipeve janë …