Wednesday , 27 January 2021

GJETJA E TË VRARËVE GJATË KOMUNIZMIT

Në Shkodër janë rreth 300 të zhdukur gjatë periudhës së Komunizmit dhe nuk ju dihet ende varri, ndërsa familjarët kërkojnë dëshperimisht gjetjen e eshtrave të tyre dhe një varr ku mund të qajnë më të afërmit.

Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit në vitet 1944-1991, ishte në Shkodër ku kërkoi që të gjithë institucionet në bazë edhe të ndryshimeve ligjore të bëhët i mundur gjetja e eshtrave, por fillimisht duhet bërë gërmimi, ndërsa ka nisur bashkëpunim me disa institucione.

Ajo shprehet se ky është një proces i vështirë por jo i pa mundur.

Sula sqaron se në gjithë Shqipërinë janë mbi 70 vendë varrime të cilat presin gërmimin, vende të cilat janë treguar nga dëshmitarë por edhe nga familjarë…

Prel Doshi ish i persekutuar politik tregon se si në fillimin e instalimit të diktaturës ka gjetur xhaxhain e tij në breg të lumit Kir, 6 muaj pasi ai është pushkatuar dhe së bashku me të në një gropë kanë qenë edhe 13 persona tjerë…

Mbi 6000 persona të ekzekutuar në Shqipëri gjatë viteve të diktaturës komuniste të cilët vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

Po ashtu eshtrat e dhjetra personave të gjetur në varre masive, presin të identifikohen. Ndërsa deri tani familjarët presin që të gjejnë të afërmit të tyre. Sula shprehet se është një proces i gjatë por jo i pa mundur, kërkon mund dhe vullnet që të arrihet.

Lexoni dhe kete

RËNDOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 …