GJIKNURI DHE MESI NE HEC VAU I DEJES

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga zv.kryeministrja Senida Mesi inspektuan hidrocentralin e Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës. Ministri Gjiknuri tha se para një jave pati përmbytje në Shqipëri por mirëmenaxhimi i kaskadës, eksportet dhe shitja e energjisë në kohë për ti lënë hapësirë volumeve të pritshme të ujit nga reshjet e befta bënë që të prodhohej më shumë energji, të rritej rezerva energjetike dhe të mos ndodhnin përmbytje në nën Shkodër.

Ndërkaq, zv.kryeministrja Senida Mesi tha se investimet e kryera gjatë viteve të fundit në Kaskadën e Drinit kanë qenë serioze dhe jo të vogla në vlerë.

Gjiknuri dhe Mesi siguruan banorët e nënshkodrës se nuk do ketë shkarkime jashtë kritereve dhe se vetëm zbatimi I rregullorës së digave do shpëtoj Shkodrën nga përmbytjet.

Lexoni dhe kete

“KONTROLLET NE ZONEN E PREKALIT, JO VETEM PER KANABIS POR EDHE SEZONIN TURISTIK”

Gjate nje takimi te zhvilluar ne Njesine Ana e Malit, per parandalimin e kultivimit te …