Tuesday , 19 November 2019

Gjiknuri: Interkonjuksioni me Kosoven, gati ne Pranveren e 2016- es!

Investimet qe po kryhen ne sistemin energjetik shqiptar do te garantojne siguri ne furnizimin me energji, do te ulin kostot si dhe do te jene pjese e lidhjeve te ketij sistemi me te gjithe europen. Keshtu eshte shprehur ne zadrime te lezhes ministri i energjetikes damian gjiknuri gjate inspektimit te punimeve per linjen e interkonjuksionit Shqiperi Kosove. Sipas gjiknurit vitet e ardhshme do te jene vite te investimeve per eficense ne sektorin energjetik, pasi sa me lidhur te jete shqiperia me rrjetet energjetike rajonale dhe europiane aq me shume rriten mundesite per furnizim me te mire, ulje te cmimeve dhe qendrueshmerine e tyre.

Administratori i pergjithshem i OST Engjell Zeqaj ka bere te ditur se lidhja ne sistem me termocentralet e prodhimit te energjise ne kosove do te garantoje furnizim te qendrueshem edhe ne stine te thata per vendin tone.

Ndertimi i linjes se interkonjuksionit 400 kilovolt shqiperi kosove ka nisur ne prill te ketij viti do te perfundoje ne pranveren e 2016.Ky investim do te kushtoje rreth 29 milion euro. Gjatesia e kesaj linje qe lidh shqiperine me kosoven eshte 241 km, nga te cilat 71 km nga vau i dejes deri ne morine do te jete krejtesisht e re.

Lexoni dhe kete

RESTAUROHET KISHA E “SHEN PREMTES” NE BALLDRE

Kisha e “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës monument kulture i kategorisë së parë i …