GJOBAT E COVID JASHTË KUFIJVE

Të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në këto shtete të huaja, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020 dhe janë gjobitur, do të kenë afat deri në datën 10 Dhjetor për të dorëzuar dokumentet për rimbursimin e gjobave nga buxheti i shtetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën me dije se individët që kanë kryer tashmë aplikimin, por që, edhe pas njoftimeve në vijimësi nga ky institucion, ende nuk kanë plotësuar mangësitë në dokumentacionin e tyre, duhet ta dërgojnë këtë dokumentacion brenda datës 10 dhjetor 2020 pranë DPT-së, nëpërmjet shërbimit postar ose në adresën e e-mailit duke mos harruar të vendosin edhe një numër kontakti.

Tatimet njoftojnë se çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të dërgojë: mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar; formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare; vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar.

Lexoni dhe kete

ISH PRESIDENTI NISHANI VIZITON MUZEUN “DEDË GJON LULI”

Me ftese te pasardhesve te heroit dhe atdhetarit te shquar Ded Gjon Lulit, komandit te …