Wednesday , 17 January 2018

GJOKA: MË 5 JANAR JEMI NË ULQIN, VJEN EDHE SUKAJ

Vllaznia më 5 janar do të udhëtojë drejt Malit të Zi për të zhvilluar atje fazën përgatitore të dimrit. Administratori Gjyrezi dhe trajneri Gjoka kanë qenë ditën e djeshme në Ulqin teksa kanë fiksuar detajet e përgatitjeve që do të zhvillojnë kuqeblutë atje. Një gjë të tillë e ka konfirmuar në konferencën për shtyp numri 1 i pankinës shkodrane kur ka deklaruar.

Nga ana tjetër, Gjoka ka folur edhe për merkaton duke deklaruar se përforcimi i parë mund të jetë ai i Sukajt por nga ana tjetër, po synohet për gjetjen e lojtarëve për mbrojtjen.

Vllaznia do të jetë edhe ditën e premte në stërvitje dhe më pas, futbollistët do të marrin pushimet për festën e Vitit të Ri duke synuar padyshim një nisje të vitit 2018 krejt ndryshe.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL, GJYSMËFINALJA VLLAZNIA- STUDENTI MË 3 MARS

Federata Shqiptare e Volejbollit ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve të turit gjysmëfinal …