Sunday , 17 December 2017
Breaking News

GJOKA E MERR QETË: NE DUHET TA NDRYSHOJMË SITUATË

Humbja me Laçin pasditen e së dielës ka rikthyer me këmbë në tokë ekipin e Vllaznisë i cili mbetet sërish në vendin e tetë në renditje dhe padyshim që kalendari i ndeshjeve të ardhshme është shumë i vështirë dhe skuadra ka për të hasur probleme. Megjithatë, trajneri Ernest Gjoka bën thirrje për qetësi. Kuptohet që si timonier i kësaj skuadre, ai është i fundit që duhet të dorëzohet e për këtë arsye, sipas tij, duhet qetësi dhe vetëm qetësi sepse ashtu siç e çuan punën deri në këtë pikë, do të jenë vetë futbollistët dhe trajnerët që do ta nxjerrin skuadrën nga kjo gjendje.

Dita e sotme ka qenë pushim për ekipin e Vllaznisë dhe nga nesër do ta nisë përgatitjet për sfidën e rradhës me Flamurtarin. Kjo ndeshje është planifikuar të luhet pasditen e së shtunës në stadiumin e qytetit të Vlorës. Në pamje të parë, kuqeblutë kanë shumë pak shanse për të marrë pikë por ata nuk do të heqin dorë nga një objektiv i tillë sepse kanë nevojë më shumë se kurrë për të marrë pikë.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA MUNDET EDHE NË KAMËZ

Pavarësisht deklaratave të trajnerit Gjeçaj se Vllaznia do të kishte objektiv fitoren e dy ndeshjeve …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin