Wednesday , 24 January 2018

GJOKA: E VËSHTIRË NË KORÇË POR DO KËRKOJMË NJË BARAZIM

Spostimi i ndeshjes nga Shkodra në Korçë sigurisht që do të ketë ndikimin e vet megjithatë Vllaznia do të mundohet të japë maksimumin e saj për të marrë të paktën një barazim. Këtë objektiv e ka bërë publik vetë trajneri i saj Ernest Gjoka në konferencën e sotme për shtyp. Sipas tij, gjendja e ekipit është e mirë dhe për këtë arsye, do të mundohet të marrë rezultatin e duhur edhe në Korçë.

Ndërkohë, zhvillimi i kësaj ndeshje në Korçë ka sjellë edhe reagimin e presidentit të Kukësit Safet Gjici i cili e ka konsideruar Vllazninë si aleate të Skënderbeut. I pyetur në lidhje me këtë gjë, trajneri i kuqebluve Gjoka nuk ka preferuar t’i kushtojë vëmendje dhe t’i japë përgjigje.

Ndeshja Vllaznia- Skënderbeu do të luhet të dielën në orën 14.00 në stadiumin e Korçës dhe me të mbyllet faza e parë e kampionatit dhe shkodranët do të kërkojnë t’i bëjnë një mbyllje siç duhet për të menduar pastaj për një ecuri ndryshe në fazën e dytë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NIS PËRGATITJET PËR SFIDËN E SË PREMTES ME KUKËSIN

Vllaznia ka nisur që ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen e së premtes ndaj Kukësit. …