Wednesday , 19 December 2018

GJOKA: FITORJA NDAJ TEUTËS ISHTË NJË FITORE QETËSIE

Fitorja e së hënës ndaj Teutës i ka dhënë qetësinë e duhur Vllaznisë në rrugën e mëtejshme në kampionat. Golat e Çinarit dhe Malotës shënuar që në pjesën e parë, ia bënë më të lehtë marrjen e tre pikëve kuqebluve. Por sakaq, trajneri Ernest Gjoka në konferencën e shtypit të pasndeshjes ka deklaruar se është i kënaqur me grintën dhe karakterin e treguar nga skuadra  e tij në këtë takim.

Nga ana tjetër edhe trajneri i Teutës Gentian Begeja është shprehur i kënaqur me lojën e zhvilluar nga futbollistët e tij pavarësisht mosmarrjes së rezultatit të duhur.

Vllaznia tashmë do të nisë të mendojë për sfidën e rradhës, atë që do të luhet ditën e shtunë në Gjirokastër me Luftëtarin ku padyshim që do të synohet marrja e një tjetër rezultati pozitiv.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA “HEQ QAFE” EDHE APOLONINË, E MUND 6-1

Tjetër fitore për ekipin e Vllaznisë së femrave në kampionat, duke mundur një tjetër pretendente …