Sunday , 21 January 2018

GJOKA: JAM I KËNAQUR ME MERKATON QË KEMI REALIZUAR

Trajneri i Vllaznise Ernest Gjoka ka folur për herë të parë edhe për merkaton e zhvilluar duke u shprehur i kënaqur me ardhjet e realizuara. Ai njëkohësisht ka falenderuar drejtuesit e klubit për sakrificën e bërë për marrjen e këtyre lojtarëve dhe po ashtu, ka vlerësuar edhe klimën shumë pozitive që ekziston edhe në rradhët e tifozëve në lidhje me lojtarët e ardhur. Numri 1 i pankinës shkodrane po ashtu, për mediat thuajse e ka konsideruar të mbyllur merkaton ndonëse ka ende kohë deri në afatin përfundimtar të saj…

Ardhjet e Sukajt, Berishës, Malotës e Mersinit kanë ndryshuar shumë gjëra për mirë tek Vllaznia. Gjithsesi do jenë ndeshjet zyrtare që do ta vlerësojnë këtë gjë. Megjithatë ndryshimet duken. Kuqeblutë me shumë mundësi do të arrijnë rezultate më të mira në gjysmën e dytë të kampionatit.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA “E DORËZUAR” PËRBALLË TIRANËS

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen me Tiranën të luajtur mbrëmjen e …