Wednesday , 27 June 2018

GJOKA: KEMI PROBLEME POR NË VLORË MUND T’IA DALIM

Humbja ndaj Laçit javën e kaluar natyrisht që ka rënduar disi situatën në kampin shkodran megjithatë në prag të sfidës së rradhës me Flamurtarin, trajneri Gjoka shprehet optimist për ndryshimin e situatës. Ai e pranon që skuadra ka ende probleme megjithatë të gjithë sëbashku po mundohen t’i korigjojnë dhe po ashtu, i bën thirrje edhe opinionit sportiv shkodran të jetë në mbështetje të Vllaznisë për ndryshimin e kësaj gjendje.

I pyetur ndërkohë për objektivin e Vllaznisë në ndeshjen e rradhës në Vlorë, Gjoka e pranon se kuqeblutë do të jenë të kënaqur edhe me një barazim në këtë takim.

Ndeshja Flamurtari- Vllaznia, e vlefshme për javën e 14-të të Superligës, do të luhet ditën e shtunë në orën 14.00 në stadiumin e qytetit të Vlorës dhe kuqeblutë do kenë mungesat e Pjeshkës dhe Bardullës për arsye dëmtimesh megjithatë besimi për marrjen e një rezultati pozitiv është prezent tek të gjithë.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË GATI PËR KAMPIONATIN KOMBËTAR

Çiklistët e Vllaznisë mbyllën me sukses trofeun “Korça” ku dominuan në të tre etapat e …