Breaking News

GJOKA: NDAJ FLAMURTARIT NJË SFIDË E EGËR, POR DUAM PIKËT

Ndeshja e së shtunës ndaj Flamurtarit është shumë e rëndësishme dhe çdo pikë e marrë, do t’i bënte shumë punë Vllaznisë. Kështu ka deklaruar trajneri i saj Ernest Gjoka në konferencën e shtypit të pragndeshjes. Sipas tij, ekipi do të ketë mungesa por kjo nuk do të ndikojë në objektivin e tij për këtë sfidë shumë delikate.

I pyetur nëse parashikon një ndeshje të egër në Vlorë, trajneri Gjoka do të përgjigjej.

Për ndeshjen ndaj Flamurtarit që do të luhet të shtunën pasdite në orën 19.00 në stadiumin e qytetit të Vlorës, tek Vllaznia do të mungojë Kalaja për arsye dëmtimi ndërkohë që në pikëpyetje është edhe sulmuesi Sukaj. Por pavarësisht tyre, kuqeblutë do të tentojnë të mos dalin pa pikë nga kjo sfidë e javës së 32-të të kampionatit.

Lexoni dhe kete

REAGON VLLAZNIA: VUCAJ S’DUHEJ TË SHKONTE NË GJYQ

Pas lajmeve të ditës së djeshme për hedhjen në gjyq të Vllaznisë nga ana e …