Wednesday , 24 January 2018

GJOKA: NDËRPRERJA NA SHËRBEU PËR MIRË POR NA DUHEN PIKËT

Mosluajtja e ndeshjes ndaj Lushnjë i ka dhënë mundësinë stafit teknik dhe futbollistëve të Vllaznisë të kenë më shumë kohë në dispozicion për t’u përgatitur për ndeshjen e së dielës me Teutën. Periudha e fundit dyjavore i ka shërbyer për mirë kuqebluve të cilët janë munduar të korigjojnë jo pak gjëra në punën e tyre. Stafi i ri që ka ardhur është mundur të ndryshojë disa gjëra dhe sipas trajnerit Ernest Gjoka, gjërat deri më tani duke mirë por e rëndësishme është të vijnë fitoret sepse ato rregullojnë çdo gjë pastaj.

Kuqeblutë kanë vijuar me përgatitjet për sfidën e rradhës ndaj durrsakëve dhe shqetësimi i vetëm për stafin teknik është gjendja shëndetësore e mesfushorit Ardit Krymi i cili ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm apo jo për këtë ndeshje. Të tjerët janë të gjithë në dispozicion të stafit dhe për rrjedhojë në Durrës do të kërkohet patjetër marrja e fitores.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NIS PËRGATITJET PËR SFIDËN E SË PREMTES ME KUKËSIN

Vllaznia ka nisur që ditën e djeshme përgatitjet për ndeshjen e së premtes ndaj Kukësit. …