GJOKA SËRISH NË STËRVITJE, NDAJ LUFTËTARIN LUHET TË DIELËN

Pavarësisht incidentit të ndonjë një ditë më parë, ekipi i Vllaznisë ka vijuar me procesin stërvitor duke zhvilluar seancën e rradhës paraditen e së premtes. I pranishëm në të ka qenë edhe trajneri Ernest Gjoka tek i cili padyshim që konstatohej lehtësisht gjendja e rënduar psikologjike. Gjatë gjithë kohës pranë tij ka qenë edhe anëtari i Bordit drejtues të Vllaznisë Beniamin Nako dhe po ashtu, të pranishëm në ambjentet e fushës sportive “Reshit Rusi” kanë qenë edhe punonjës të policisë të ngarkuar për ruajtjen fizike të tij. Një situatë e cila në fakt ka krijuar tension tek e gjithë skuadra dhe jo më kot, drejtuesit e klubit dhe ato të Bashkisë Shkodër kërkuan shtyrjen e ndeshjes.

Kjo gjë është miratuar paraditen e sotme nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila ka vendosur që ndeshja Luftëtari- Vllaznia të luhet të dielën në orën 14.00. Shtyrja me 24 orë e zhvillimit të kësaj ndeshje, do të jetë një frymëmarrje më shumë për futbollistët dhe stafin teknik për ta përgatitur ashtu si duhet këtë ndeshje. Padyshim që të gjithë duan që e gjithë ajo çfarë ndodhi pasditen e së enjtes të jetë një ëndërr e keqe megjithatë strukturat e shtetit që e kanë për detyrë të vendosin rendin dhe sigurinë në këtë vend, duhet patjetër të gjejnë autorin dhe t’i japin dënimin e merituar. Ndërkohë, të gjithë sportdashësit shkodranë presin nga skuadra e tyre e zemrës që kjo ndodhi të mos e ulë përqendrimin por përkundrazi, t’i motivojë edhe më shumë për të marrë rezultatin e tretë pozitiv rradhazi.

Sfida e Gjirokastrës është shumë e vështirë për Vllazninë sepse kundërshtari po kalon një moment të mirë por këtë gjë duhet të tregojnë edhe kuqeblutë. Tani është rasti që ata të tregojnë vlerat dhe karakterin e tyre.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …