Breaking News

GJOKA: SHKOJMË NË DURRËS PËR TË MARRË MAKSIMUMIN

Pas dy javësh pushim, kampionati rikthehet për Vllazninë me ndeshjen që ajo do të luajë ditën e dielë në Durrës ndaj Teutës. Skuadra shkodrane ka zhvilluar stërvitjen e fundit në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe me përjashtim të Krymit, të gjithë futbollistët e tjerë duken të gatshëm për këtë sfidë. Trajneri Ernest Gjoka në konferencën e shtypit të pragndeshjes, duke folur para gazetarëve, ka thënë se me ndeshjen e nesërme, nis dhe testi i provë si për të dhe stafin e tij, ashtu edhe për të gjithë futbollistët.

Nga ana tjetër, i pyetur në lidhje me objektivin që do të ketë Vllaznia në këtë përballje, Gjoka ka shprehur bindjen e tij të plotë se skuadra do të hyjë në fushë me një objektiv të qartë, marrjen e fitores.

Ndeshja Teuta- Vllaznia do të luhet pasditen e së dielës në orën 17.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit dhe padyshim që kuqeblutë do të mundohen të tregojnë vlerat e tyre më të mira në mënyrë që të marrin revanshin e humbjes së pësuar ndaj kësaj skuadre në fazën e parë në Shkodër.

Lexoni dhe kete

KAJOSHI & VJERDHA: SYNOJMË MEDALJE NË LOJËRAT MESDHETARE

Përgatitjet e kombëtares shqiptare të boksit tashmë kanë marrë fund dhe mëngjesin e së shtunës …