Wednesday , 20 June 2018

GJOKA: S’KA RËNDËSI SI LUAJMË, VEÇ TË FITOJMË ME TEUTËN

Sfida Vllaznia- Teuta po afron dhe në kampin shkodran tashmë po i jepet dora e fundit përgatitjeve për të. Skuadra është grumbulluar që pasditen e së shtunës dhe gjendja e saj duket e mirë. Përballjet me ekipin durrsak shpeshherë këto vitet e fundit nuk kanë shkuar ashtu si duhet, madje Teuta është konsideruar “macja e zezë” për kuqeblutë, por në fakt nuk mendon kështu trajneri Ernest Gjoka i cili në prononcimin e tij për mediat, e mendon ndryshe këtë ballafaqim.

Ndërkohë, i pyetur nëse është jetike edhe kjo ndeshje për Vllaznisë, numri 1 i pankinës shkodrane është përgjigjur.

Nga ana tjetër, Vllaznia duket se nuk ka alternativë tjetër veç fitores e këtë pranon edhe Gjoka sipas të cilit nuk ka rëndësi si luan skuadra, e rëndësishme është që ajo të marrë tre pikët e të kënaqë tifozët.

Ndeshja Vllaznia- Teuta luhet të hënën në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe duket se ka një interesim nga ana e tifozëve shkodranë ndërkohë që siç ka bërë të ditur vetë klubi Vllaznia, shitja e biletave ka nisur që paraditen e së dielës.

Lexoni dhe kete

SMAJLAJ: KRENAR QË DO MBAJ FLAMURIN SHQIPTAR NË SPANJË

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka marrë dje nga duart e Presidentit të Republikës, z. Ilir …