Thursday , 21 February 2019

GJOKA: SKËNDERBEU I VËSHTIRË POR KEMI NEVOJË PËR PIKË

Situata tek Vllaznia gjatë kësaj jave nuk ka qenë e mirë megjithatë ndaj Skënderbeut të dielën do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv sepse ajo ka nevojë më shumë se kurrë për pikë në mënyrë që ta kalojë momentin e vështirë të saj. I këtij mendimi është shprehur në konferencën e sotme për shtyp, trajneri Ernest Gjoka.

Nga ana tjetër numri 1  i pankinës shkodrane u ka kërkuar falje tifozëve për zhgënjimin që skuadra u ka sjellë por nga ana tjetër, e ka bërë të qartë se ajo ka sërish nevojë për ta.

Ndeshja Vllaznia- Skënderbeu e vlefshme për javën e 18-të të Superligës, do të luhet të dielën në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe kuptohet që është një sfidë që ka shumë vlerë për ecurinë e mëtejshme të skuadrës shkodrane në kampionat.

Lexoni dhe kete

ADEMI: MUZEU SPORTIV DO NGRIHET, KA NISUR PUNA PËR TË

Premtimi i bërë prej kohësh për ngritjen e një muzeu sportiv nuk u realizua dot …