GJOKA: TASHMË FATI I VLLAZNISË S’ËSHTË MË NË DORËN E SAJ

Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka u shfaq thuajse i dorëzuar për shpëtimin e kësaj skuadre pas barazimit të arritur ndaj Kamzës. Në konferencën e shtypit të pasndeshjes, ai është ndalur tek ky takim në të cilin sipas tij mungoi vetëm goli, por nga ana tjetër u shpreh  se ardhmja e skuadrës shkodrane tashmë nuk është më në dorën e saj por të ekipeve të tjera.

Nga ana tjetër, trajneri i Kamzës Julian Ahmataj, në fjalën e tij ka shprehur keqardhje për gjendjen e Vllaznisë por nga ana tjetër, u shpreh i lumtur për barazimin e arritur nga skuadra e tij sepse vetëm kështu mund të sigurojnë objektivin që ajo ka.

Pavarësisht se tashmë shkodranët janë dy pikë larg këtij kundërshtari, lufta duket se do të vazhdojë në mes tyre edhe në tre ndeshjet e mbetura deri në fund, ndonëse Vllaznia duket se ka më pak shanse për të shpëtuar.

Lexoni dhe kete

KUÇI: SELAJ, MEDALJE NË OLIMPIADË NËSE KA MBËSHTETJE

Suksesi i boksieres shkodrane Elsidita Selaj që vetëm pak kohë më parë u shpall nënkampione …