GJOKA: TIFOZËT S’DO ZHGËNJEHEN, SYNOJMË FITOREN ME KUKËSIN

Ndeshja e së premtes me Kukësin konsiderohet shumë e vështirë megjithatë në kampin shkodran duken të gatshëm për këtë sfidë ndërkohë që nuk mungon optimizmi për kalimin me sukses të këtij takimi. Një optimizëm që është shfaqur edhe tek trajneri Ernest Gjoka i cili në konferencën e shtypit të pragndeshjes, është shprehur se Vllaznia ka si synim vetëm fitoren në këtë përballje.

Nga ana tjetër, numri 1 i pankinës shkodrane u ka bërë thirrje tifozëve për të qenë të pranishëm në stadium pasditen e së premtes sepse sipas tij, skuadra nuk do t’i zhgënjejë.

Ndeshja Vllaznia- Kukësi, e vlefshme për javën e 17-të të Superligës shqiptare do të luhet të premten në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe padyshim që pritet me interes në Shkodër sepse tifozëria dëshiron të shohë se çfarë ka ndryshuar tek Vllaznia dhe sa premton ajo për të ardhmen.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA, GATI EMËRIMET E DREJTORIT DHE TRAJNERIT TË RI

Mesditja e së premtes ka shënuar edhe mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave për …