GJOKA: TREPIKËSHI I LUSHNJËS NJËLLOJ SI AI I SKËNDERBEUT

Trepikëshi me Lushnjën është i njëjtë si me Skënderbeun, Kukësin apo çdo skuadër tjetër dhe prandaj Vllaznia jo vetëm që nuk e nënvlerëson aspak kundërshtarin e rradhës por duhet të japë maksimumin e saj për ta fituar këtë takim. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri i saj Ernest Gjoka në konferencën për shtyp të pragndeshjes.

Numri 1 i pankinës shkodrane ka folur edhe për rikthimin e Malotës apo dhe gatishmërinë e futbollistëve të tjerë dhe ky padyshim që do të jetë një plus për të zhvilluar një fazë të katërt të kampionatit të suksesshme.

Ndeshja Vllaznia- Lushnja luhet të shtunën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe me të nis faza e katërt e kampionatit. Një fazë që do të jetë shumë vendimtare për të gjithë ekipet dhe prandaj kuqeblutë duken të vendosur për të bërë mirë në mënyrë që të arrijnë objektivin që kanë.

Lexoni dhe kete

TËRBUNI IA BESON PANKINËN SËRISH KRESHNIK KREPIT

Ndonëse nën drejtimin e tij skuadra ra nga kategoria në fund të sezonit të kaluar, …