GJOKA: UNË BESOJ SE VLLAZNIA DO JETË SËRISH NË SUPERLIGË

Pas problemeve që krijoi barazimi me Kamzën, skuadra shkodrane i është rikthyer përgatitjeve dhe tashmë është gati për sfidën e rradhës me Partizanin. Në rradhët e futbollistëve duket se ka besim se mund t’ia dalin ende dhe këtë gjë mendon edhe trajneri Gjoka. Në prononcimin e tij të pragndeshjes, ai përpara gazetarëve ka shpjeguar situatën tek Vllaznia dhe besimin se mund t’ia dalin sërish.

Ernest Gjoka duket se do të jetë njëriu i fundit që do të dorëzohet në përpjekjet për ta shpëtuar Vllazninë dhe i pyetur se ku e sheh këtë skuadër në fund të kampionatit, ai përgjigjet.

Ndeshja Partizani- Vllaznia do të luhet pasditen e së dielës në orën 17.00 në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit dhe skuadra shkodrane duket se do të ketë vetëm një objektiv: fitoren. Vetëm me këtë rezultat, ajo mund t’ia dalë të kërkojë deri në fund qëndrimin në Superligë.

 

Lexoni dhe kete

GJOKA: TASHMË FATI I VLLAZNISË S’ËSHTË MË NË DORËN E SAJ

Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka u shfaq thuajse i dorëzuar për shpëtimin e kësaj skuadre …