Breaking News

GJOKA: UNË BESOJ TEK SUKSESI EDHE NDAJ TEUTËS

Ndeshja e së dielës në “Niko Dovana” të Durrës në mes Teutës dhe Vllaznisë konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy skuadrat por në kampin shkodran ka besim se ajo mund të kalohet me sukses. Një besim që vjen nga vetë trajneri i saj Ernest Gjoka. Ai në konferencën e shtypit të pragndeshjes, është shprehur i kënaqur me gjendjen e skuadrës dhe ka deklaruar se ka besim tek marrja e një rezultati pozitiv.

Ndërkohë, i pyetur në lidhje me gjykimin e kësaj ndeshje për të cilët ka frikë në opinionin sportiv shkodran se do të favorizojë Teutën, trajneri Gjoka ka dashur të besojë se arbitrimi nuk do të jetë faktor në këtë takim shumë të rëndësishëm.

Ndeshja Teuta- Vllaznia do të luhet të dielën në orën 19.00 në Durrës dhe pritet që për të, të ketë një mbështetje të madhe për tifozëritë e të dy ekipeve.

 

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË FITOJNË KUPËN “AGIM TAFILI

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në të dy etapat e kupës “Agim Tafili” dhe janë …