GJOKA: I VËSHTIRË KUALIFIKIMI POR VLLAZNIA E KËRKON DERI NË FUND

Tek Vllaznia ndërkohë, pasditen e së martës janë mbyllur përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës me Tiranën, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Siç dihet, në ndeshjen e parë, ajo është mundur me rezultatin 2-0 dhe ky rezultat e vështirëson shumë punën për ta përmbysur atë dhe për t’u kualifikuar për në turin tjetër të këtij kompeticioni. Megjithatë trajneri Ernest Gjoka, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar se Vllaznia do të synojë të bëjë maksimumin për të përmbysur atë rezultat të ndeshjes së parë. Po ashtu, numri 1 i pankinës shkodrane ka bërë të ditura edhe problemet që ka aktualisht skuadra me dëmtimin e disa lojtarëve.

Sipas tij, për ndeshjen e rradhës me Tiranën, nuk do të jenë të gatshëm për arsye dëmtimesh, mbrojtësit Pjeshka e Marku, mesfushori Bardulla dhe sulmuesi Atsina. Të gjithë ata janë të dëmtuar dhe kjo natyrisht që përbën “dhimbje koke” për stafin teknik. Megjithatë, Gjoka është optimist se skuadra do të reagojë në mënyrën e duhur. Ai e ka të qartë se do të jetë shumë e vështirë për të shënuar tre gola dhe për të mos pësuar por në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe përderisa luhet në Shkodër, Vllaznia edhe mund të arrijë rezultatin e duhur. Nga sa bëhet e ditur, përveç repartit të mbrojtjes ku do të sajohet katërshja që do ta nisë nga minuta e parë, ndryshime do të ketë edhe në mesfushë ku ndonjëri nga titullarët mund të lihet pushim për sfidën e së shtunës me Kamzën për kampionat. Situata në fjalë ndoshta është më e vështira që kuqeblutë kanë kaluar kohët  e fundit dhe kjo natyrisht që kërkon karakter të futbollistëve në fushë. Por edhe mbështetje të tifozëve në shkallët e stadiumit. Për më tepër që të mërkurën përballë do jetë Tirana, ndeshje që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 13.00.

Lexoni dhe kete

ORELESI SHUMË PRANË LARGIMIT NGA VLLAZNIA, E KERKON TEUTA

Eksodi i futbollistëve nga Vllaznia vazhdon. Çdo ditë e më shumë lexohen lajme për interesime …