GJOKA: VLLAZNIA E KA DETYRIM FITOREN ME KAMZËN

Vllaznia do të luajë një përballje shumë delikate pasditen e së mërkurës ndaj Kamzës në stadiumin “Loro Boriçi” dhe padyshim që e gjithë e gjithë vëmendja është përqendruar tek kjo sfidë. Natyrisht që edhe në Shkodër po e presin në tension atë ndërkohë që mendja është ende tek dy pikët e lënë në ndeshjen e kaluar në Vlorë. Edhe vetë trajneri Gjoka në prononcimin e tij për mediat, e konsideron një peng mosmarrjen e fitores ndaj Flamurtarit.

Ndërkohë, duke u futur tek ndeshja e rradhës me Kamzën, trajneri Gjoka ka folur për shumë gjëra në lidhje me të dhe padyshim ka shprehur edhe besimin e tij jo vetëm tek fitorja e kësaj ndeshje por edhe tek arritja e objektivit që ka skuadra.

Takimi Vllaznia- Kamza do të luhet të mërkurën në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet me interes nga të gjithë sepse është një ndeshje që mund të përcaktojë shumë gjëra për të ardhmen dhe jo më kot, tifozët shkodranë pritet të jenë të shumtë në mbështetje të skuadrës së tyre.

 

Lexoni dhe kete

BOKS, VLLAZNIA SHPALLET KAMPIONE ME 16-VJEÇARËT

Boksi shkodran vazhdon të dominojë dhe të thotë fjalën e tij jo vetëm me të …