Breaking News

GJOKA: VLLAZNIA E KA DOMOSDOSHMËRI FITOREN ME KAMZËN

Vllaznia është në prag të greminës dhe patjetër që për t’i shpëtuar rënies në të, i duhet të fitojë pikësëpari ndaj Kamzës në ndeshjen e rradhës. Kjo është deklarata e bërë nga trajneri i saj Ernest Gjoka në konferencën e shtypit të kësaj pragndeshje ndonëse ekipi do të ketë sërish mungesa.

Nga ana tjetër i pyetur në lidhje me zhurmën e merkatos dhe lajmet që kanë filluar të qarkullojnë në media, trajneri Gjoka është ndalur pikësëpari tek garancia që ka marrë nga drejtuesit e klubit për zhvillimin e një merkatoje cilësore.

Ndeshja Vllaznia- Kamza do të luhet të shtunën në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe për kuqeblutë nuk do të jenë të gatshëm në këtë ndeshje Pjeshka, Atsina dhe Hasani të cilët kanë probleme me dëmtimet megjithatë kuqeblutë do bëjnë çmos për ta fituar këtë takim.

Lexoni dhe kete

TEK VLLAZNIA NË PRITJE TË VENDIMEVE TË ASAMBLESË

Tek Vllaznia të gjithë janë në pritje të zhvillimeve të reja. Zhvillime këto që pritet …