GJOKA: VLLAZNIA DO KËRKOJË FITOREN EDHE ME PARTIZANIN

Ndeshja e së mërkurës ndaj Partizanit ka shumë vlerë dhe patjetër që do të synojmë të marrim fitoren sepse nuk kemi rrugë tjetër. Kështu është shprehur për mediat një ditë para kësaj sfide trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka.

Ndërkohë duke u ndalur konkretisht tek ballafaqimi i nesërm, numri 1 i pankinës shkodrane ka vlerësuar edhe kundërshtarin por kjo nuk do ta pengojë Vllazninë të synojë fitoren.

Gjoka ndërkohë ka komentuar edhe lajmin për premion që do të ketë ekipi në ndeshjet e ardhshme duke treguar se kjo gjë do të ndikojë për mirë tek ekipi.

Ndërkohë që nga paraditja e së martës bëhet e ditur se ka filluar shitja e biletave të kësaj ndeshje që do të luhet të mërkurën në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-15 SHPALLET KAMPIONE PËR ZONËN E VERIUT

Vllaznia U-15 është kampionia e parë e shpallur për sezonin 2017-2018 në futbollin e moshave …