GJOKE JAKU EMEROHET PREFEKT I LEZHES

Gjokë Jaku është prefekti i ri i Qarkut të Lezhës. Ai është emeruar në krye të këtij insititucioni, pas shkarkimit të prefektit të deritanishem Gjergj Prendi i cili e mbajti këtë post rreth 18 muaj. Gjokë Jaku është një nga eksponetet më të rëndësishem të Partisë Socialiste në Lezhë dhe ka mbajtur një sërë fuksionesh publike.

Ai ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv Minister i bujqësisë dhe zhvillimit Rural dhe zëfundmi ka mbajtir postin e Zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

Prezantimi i Gjok Jaku si prefekt i ri i Lezhës është bërë paraditen e së premtes pa praninë e mediave, ndërsa këto ndryshime në prag të zgjedhjeve vendore në një kohë ku situate politike në vend është mjaft e tensionuar.

Lexoni dhe kete

“NUK ME TREMB KJO KLASE POLITIKE, IKJA E RINISE ME TMERRON”

Ikja e të rinjëve më frikëson, ndërsa kjo klasë politike aspak. E frikshme është ikja …