GJONI: ME KAJOSHI E ZENELIN SYNOJMË MEDALJE NË MINSK

Shqipëria do të përfaqësohet me katër boksierë në Lojërat Europiane që do të nisin javën e ardhshme në Minsk të Bjellorusisë. Bëhet fjalë për sportistët Krenar Zeneli, Arjon Kajoshi, Alban Beqiri dhe Mikel Çullhaj, të cilët do të shoqërohen nga trajnerët Zef Gjoni e Jozef Sermi.

Ekipi ynë kombëtar është grumbulluar prej disa ditësh në Shkodër dhe tashmë është në përgatitjet e fundit për këtë aktivitet të rëndësishëm. Sipas trajnerit Zef Gjoni, shpresat më të mëdha janë tek Kajoshi dhe Zeneli, dy boksierë që gëzojnë formë shumë të mirë sportive dhe me to do të synohet fort për të hyrë në zonën e medaljeve.

Kombëtarja shqiptare e boksit do të niset të mërkurën e ardhshme drejt Bjellorusisë ndërsa ndeshjet do të nisin më 21 qershor, me shpresën e madhe për arritjen e një rezultati historik për boksin tonë.

Lexoni dhe kete

DREJTORI FIRAT DREJT LARGIMIT NGA VLLAZNIA

Këto ditë të nxehta qershori duhej të ishin shumë të ngarkuar për drejtuesit e Vllaznisë, …