GJONI: VLLAZNIA SYNON SUKSESIN HISTORIK, TITULLIN E 21-të

Në fund të shtatorit do të zhvillohet në Shkodër kampionati kombëtar i boksit për të rritur. Sipas trajnerit të Vllaznisë, të mirënjohurit Zef Gjoni, ekipi ka kohë që përgatitet për këtë eveniment të rëndësishëm dhe ndonëse ka patur disa largime sportistësh, falë punës së madhe të bërë në stërvitje, ai është i bindur tek suksesi.

Megjithë këto largime, Vllaznia do të synojë titullin kampion dhe trajneri Gjoni është i bindur për arritjen e këtij suksesi që do të jetë edhe historik sepse përkon me titullin e 21-të kampion prandaj dhe u bën thirrje tifozëve për t’i mbështetur.

Largimet e Demës, Shytanit, Marinajt  e të ndonjë tjetri, pritet të kenë ndikimin e vet megjithatë të tjerët që do t’i zëvendësojnë, kanë marrë përsipër t’i dhurojnë Shkodrës një tjetër titull kampion dhe trajneri Zef Gjoni është i bindur për këtë.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NUK RA, POR E HODHEN!

Vllaznia nuk ra, por e hodhën. Pas shumë vështirësive mbijetese në Kategorinë Superiore, shkodranët zbritën …