Friday , 13 December 2019

GJOSHO VASIA, HUMORISTI ELEGANT SHKODRAN

Të gjithë e mbajnë mend humoristin elegant shkodran, parodistin e mrekullueshëm me kitarrë, imituesin e jashtëzakonshëm të disa zërave brenda të njëjtit kuplet, Gjosho Vasinë. Këtë të premte miq dhe të afërm e përkujtuan me anë të një aktiviteti në biblotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës.

Nuk munguan në këtë takim as parodistët e Vlorës. Ndërkohë, vajzës së Vasisë iu dhurua kitarja me të cilën vetë Gjosho Vasija ka punuar ndër vite.

Vetë e bija Angjela Vasija foli me emocione për prindërit e saj.

Aktori i njohur i humorit shkodran, Gjosho Vasija, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare, me 22 Nëntor 2013 në Trieste të Italisë. Për shumë e shumë vite ai ishte ndër komikët më të preferuar në skenën e estradës e në ekranin e televizorit shqiptar, për ato aftësi origjinale që e bënin të pangjashëm me asnjë komik e humorist tjetër.

Lexoni dhe kete

“SHQIPTARËT PO PËRBALLEN ME NJË REGJIM TË NGJASHËM TË 22 MARSIT 1992”

Shqiptarët sot po përballen me një tjetër sistem, me një tjetër regjim, të ngjashëm me …