GJUETIA E PALIGJSHME NË LIQENIN E SHKODRËS

Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja kërkon që të ndalohet gjuetia e paligjshme në liqenin e Shkodrës. Teksa mori pjesë në një takim koordinues ndër-institucional mbi ndalimin e peshkimit të paligjshëm në liqenin e Shkodrës, Millja tha se keq-menaxhimi që i bëhet resurseve të peshkimit po shkaktojnë vetëm dëme ekonomike.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe zëvëndës ministri i bujqësisë Roland Kristo.

Ndër të tjera, Krenar Muça, drejtori rajonal i kufirit dhe emigracionit në Qarkun Shkodër kërkoi që të zhvillohen më shumë kontrolle në pikat kufitare sepse sipas tij tregtarë të ndryshëm po abuzojnë me peshkun e pakontrolluar që vjen nga Mali I Zi. Takimi u mbajt këtë të enjte pranë organizatës së menaxhim-peshkimimi në Shkodër.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …