Duke folur për paralajmërimin e IGJEUM në zonat e përmbytura, n/kryetari i Bashkisë Shkodër, Arben Gjuraj, tha se rreziku ekziston në këto zona, pasi parashikohen prurje të larta.
Gjuraj thekson se largimi i banorëve nga këto zona ka ardhur edhe për shkak të përmbytjeve të përvitshme…
Ndërkohë, i pyetur për dëmshpërblimet e banorëve të zonave të përmbytura, Gjuraj tha se kërkojmë dëmshpërblimet dhe vëmendje të veçantë ndaj këtyre zonave, ndërsa premtimet duhet të mbahen nga qeveria.
Sipas n/kryetarit të Bashkisë Shkodër, dëmet në bujqësi janë të konsiderueshme për banorët e zonës së NënShkodrës.