“GJURME ZERASH” NGA GAZETARI SHKODRAN ADRIAN HOTI

Gazetari i njohur shkodran, Adrian Hoti, ka promovuar këtë të shtunë librin e tij të ri me titull “Gjurmë Zërash”. Një botim biografik, që përmban 34 intervista të realizuara në Shkodër, për radion BBC në Shqip, në vitet 2005 – 2007, me emra të njohur të fushave të ndryshme të shkencës, artit, cultures dhe sportit. Ky botim shoqërohej me një CD në audio, që përmban këto “rrëfime në mikrofon” të transmetuara në rubrikën “Intervista”. Botimi vjen edhe si një homazh për të gjithë ato personalitete që nuk jetojnë më dhe Hoti ka pasur fatin t’i intervistojë.

Promovimi i këtij libri u zhvillua në ambjentet e biblotekës “Marin Barleti” dhe merrnin pjesë të afërm dhe miq te autorit si edhe gazetarë të qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

FINALJA E EDICIONIT TE 17-te TE ÇMIMIT “PJETER GACI”

Është zhvilluar mbrëmjen e së dielës finalja e edicionit të 17-të rradhazi të çmimit “Pjetër …