Wednesday , 25 July 2018

GJYKATA E APELIT NDRYSHON MASEN E SIGURISE PER INSPEKTORET E “AKU”

Katër nga pesë punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër janë liruar nga gjykata e apelit. Inspektorët e AKU Hilmi Erkoçaj, Abdyl Bajraktari, Elvis Rraboshta dhe Edmond Fortuzi janë lënë me masën e sigurisë “detyrim me paraqitje” ndërsa Adnan Gradeci është lënë  me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Nga ana tjetër dy nga tre punonjësit e fabrikës së prodhimit të pijeve “Briland” janë lënë sërish në “arrest me burg”.

Pesë inspektorët e AKU Shkodër u arrestuan me 20 shtator të këtij viti me dyshimin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur procesverbale fiktive duke lejuar prodhimin e produkteve ushqimore jashtë normave të higjenës dhe në mënyrë të kundërligjshme. Gjykata e shkallës së parë vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për pjesën më të madhe të inspektorëve të AKU por gjykata e apelit e hodhi poshtë duke i lënë me masën lehtësuese “detyrim me paraqitje”.

Nga ana tjetër pronari i fabrikës Xhavit Kasemi vazhdon që të jetë në kërkim policor dhe policia po punon për kapjen e tij.

Lexoni dhe kete

KLSH KALLEZON NE PROKURORI 11 ZYRTARE E ISH-ZYRTARE NE LEZHE

Kontrolli i Lartë të Shtetit ka kallëzuar në prokurori 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë në …